Zgjedhjet presidenciale në SHBA zhvillohen çdo 4 vjet, në të martën e parë të nëntorit, por dita e votimit është vetëm hapi i fundit i një procesi të gjatë që zgjat 1 vit. Fillon me zgjedhjet paraprake, me shtetet që votojnë mbi atë që duhet të jetë kandidati për secilën parti. Ka dy parti të mëdha politike me të cilat shumica e amerikanëve e identifikojnë veten; ajo republikane dhe demokrate.
Edhe vetë presidenti duhet të sigurojë riemërimin nga partia e tij. Por nëse ai ka shërbyer për dy mandate nuk mund të kandidojë sërish. Pas emërimit, kandidatët shkojnë drejt zgjedhjeve të përgjithshme. Ndërsa mund ta sulmojnë njëri-tjetrin gjatë fushatës do të mund të përballen vetëm ne debatin, 1 muaj para zgjedhjeve.
Kur më në fund vjen momenti i votimit ka tri mënyra për ta bërë; përmes postës për ata që nuk shkojnë dot te qendrat e votimit, përmes votimit të parakohshëm, disa ditë para zgjedhjeve dhe duke shkuar në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve.
Historikisht, vetëm 50 deri në 60 për qind e personave me të drejtë vote marrin pjesë në zgjedhje.
Në Shtetet e Bashkuara, kandidati me shumicën e votave nuk fiton automatikisht. Vendi shfrytëzon një sistem të quajtur Kolegji Zgjedhor , i cili i jep çdo shteti një numër të caktuar votash. Numri i votave elektorale që secili shtet siguron, varet nga sa përfaqësues ka shteti në Kongres. Kandidati që siguron më shumë vota popullore në një shtet merr të gjitha votat elektorale e atij shteti, përveç Nebraska dhe Mainit ku shpërndahen sipas rezultatit kombëtar dhe në rajone.

Duhen 270 vota nga 538 për t’u bërë president. Disa shtete votojnë historikisht për republikanët dhe quhen shtete të kuqe, të tjera votojnë për demokratët dhe quhen shtete blu. Disa shtete janë të lëkundura, që do të thotë se votuesit janë lëkundur mes demokratëve dhe republikanëve në varësi të vitit zgjedhor.
Në një vit normal, kur rezultati është me diferencë bindëse, fituesi mësohet që pas mbylljes së qendrave të votimit. Por nëse është i ngushtë, kandidatët nuk mbajnë fjalimin e fitores apo të humbjes deri në mëngjes.
Nëse është shumë i ngushtë kandidatët mund të kërkojnë një rinumërim në shtete të caktuara.
Në vitin 2000, George Bush e fitoi shtetin e Floridas me vetëm 1700 vota më shumë. Pas një rinumërimi ishin vetëm 327. Dhe së fundmi, Gjykata e Lartë duhet të certifikojë rezultatet. Për shkak të Covid-19, votimi me postë u rrit në shtetet që përballeshin me sfida. Atje mund të duhen ditë të tëra për nxjerrjen e rezultateve. Pas gjithë kësaj, fituesi betohet në muajin janar dhe gati menjëherë njerëzit fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.
Kolegji Zgjedhor, ai që vulos zgjedhjen e presidentit
Kur amerikanët hedhin votën në zgjedhjet e përgjithshme, ata nuk votojnë direkt për kandidatët, por për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor që i mbështesin ata.
Ky sistem u hartua si një kompromis mes zgjedhjes përmes një vote në Kongres dhe votës popullore.
Hartuesit e Kushtetutës ngritën këtë sistem sepse besonin se shumë votues nuk do të ishin të informuar s’duhet për të marrë vendime të matura.
Anëtarët e Kolegjit të çdo shteti mblidhen në dhjetor pas zgjedhjeve të nëntorit, për të zgjedhur zyrtarisht presidentin dhe nënpresidentin.

Votat numërohen nga Kongresi në Janar. Numri i anëtarëve të kolegjit për çdo shtet dhe kryeqyteti e Uashingtonit, varet nga numri i banorëve, sipas regjistrimit të popullsisë.
Për të fituar një kandidat duhet të sigurojë të paktën 270 anëtare të Kolegjit Zgjedhor.
Fituesi i votës popullore në një shtet, zakonisht merr të gjitha votat elektorale të atij shteti.
Shumica e shteteve kërkon që anëtarët e Kolegjit të votojnë për fituesin e votës popullore, por jo të gjitha shtetet.
Është e mundur për një kandidat që megjithëse fiton votën popullore, humbet zgjedhjet.
Në vitin 2016, Hillary Clinton siguroi më shumë vota të drejtpërdrejta në Kaliforni, Pensilvani dhe Teksas por siguroi vetëm delegatët e Kalifornisë.
Në vitin 2000, diferenca në votën popullore ishte aq e ngushtë, saqë u bë një rinumërim dhe çështja u dërgua në Gjykatën e Lartë. George W. Bush fitoi në sajë të 25 votave elektorale të Floridës, jo votës popullore.
Ka pasur thirrje për ndryshimin e sistemit, por një gjë e tillë do të kërkonte një amendament kushtetues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje