Bota

Si moti i acartë mund të rrisë infeksionet, po e tregon një qytet verior në Japoni

Një qytet në veri të Japonisë po kalon periudhën më të keqe të krizës ndaj COVID-19, raporton Reuters bazuar nga deklaratat e zyrtarëve mjekësorë vendas.

Qyteti Asahikawa u godit nga shpërthimet e Covid-19 në dy spitalet e mëdha, nisur edhe nga temperaturat nën zero dhe ventilimi i kufizuar.  

Megjithëse dimri i saj është shumë më ekstrem sesa shumica e qyteteve në Japoni, Asahikawa ka treguar se si moti i ftohtë mund të rrisë infeksionet.

Asahikawa, një qytet me 340,000 banorë, deri më tani ka shënuar 821 raste dhe 65 vdekje.

Duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, kryetari i bashkisë, Masahito Nishikawa, u shpreh i shqetësuar se nuk kishte personel të mjaftueshëm mjekësor në dispozicion për t’iu përgjigjur infeksioneve të reja, ose aksidenteve apo sëmundjeve…

….Asahikawa mban rekordin për temperaturën më të ulët të regjistruar të Japonisë, -41C (-41.8F) e goditur në 1902.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë