Rend dhe Ligj

S’i ndaloi policisë, përmbyset makina me sirianë në Pogradec, 4 të plagosur

Katër emigrantë nga Siria janë plagosur paraditen e kësaj të diele në Pogradec, në aksin Zvezdë-Podgorie në vendin e quajtur “Lapidari”.

Makina me emigrantë që po lëvizte nga Bilishti në drejtim të Tiranës ishte pikasur nga policia, e cila kishte bërë shenjë që të ndalonte, por shoferi refuzoi duke mos iu bindur urdhrit. Policia në bashkëpunim me FRONTEX janë vendosur në ndjekje të makinës.

Drejtuesi i mjetit për t’i shpëtuar policisë ka zgjedhur aksin rrugor nga Zemblaku për të kaluar më pas në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Në kryqëzimin e fshatit Podgorie ishte vendosur një tjetër postobllok policie, i cili kishte bllokuar pjesën më të madhe të rrugës.

Gjatë manovrës drejtuesi i mjetit është përplasur me një mjet tjetër duke sjellë edhe përmbysjen e mjetit e për pasoje plagosjen e 4 shtetasve sirianë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë