Futboll

“Si nëpër filma, heronjtë janë ata me maskë”, mobilizohet edhe Ibra

Jemi në kohën e luftës totale kundër Koronavirusit. Është situatë emergjence dhe të gjitha aktivitetet sportive tashmë janë pezulluar. Klubet po marrin masa ekstreme për të parandaluar përhapje e virusit, ndërkohë që mesazhet sensibilizuese janë të shumta nga figurat më të njohura të sportit aktualisht.

Zllatan Ibrahimoviç, sulmuesi suedez i Milanit, nuk mund të qëndronte pasiv në këtë situatë. Ai është bashkuar kauzës së luftës kundër virusit në mënyrën e vet, duke dhënë mbështetje për ata që ai i quan heronjtë e vërtetë. Me një postim të fundit në Instagram, Ibrahimoviç shkruan se është i impenjuar si të gjithë italianët në fushatën kundër Koronavirusit.

Postimi iIbrahimoviç. Gazeta Si, 13 mars 2020

“Duke parë situatën e emergjencës këtu në Itali, “Mind The Gum” dëshiron të japë një ndihmë konkrete për heronjtë e vërtetë të kësaj historie, doktorët, infermierët, operatorët dhe sanitarët, duke dhuruar maska FFP2 për spitalet, për çdo paketë të shitur online. Si nëpër filma, heronjtë e vërtetë janë ata me maska”, – shkruan sulmuesi i Milanit në postimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë