Dënimi me burg përjetë i Ruben Saraivës, vrasësit me pagesë të Ardian Nikulajt, ka bërë jehonë dhe në Britani të Madhe. Mediat angleze, e përshkruajnë 31-vjeçarin portugez si një vrasës me pagesë të rritur në Home Counties, i cili u porosit për 1 milion paund për të kryer krimin për gjakmarrje. Gazeta “Daily Mail” e përshkruan Saraivën gjatë seancës gjyqësore, të veshur me një palë tuta të zeza, ndërsa qëndronte disa metra larg gruas së viktimës së tij në bankën e të akuzuarve me fasadë xhami, i shoqëruar nga oficerë të policisë së burgjeve shqiptare. Ruben Saraiva, i cili u rrit në Reading, Berkshire, që nga mosha katër vjeç, ishte maskuar si shpërndarës kur hyri në hotelin me pesë yje në një vendpushim bregdetar në Ballkan, në pronësi të Ardian Nikulaj, dhe e qëlloi gjashtë herë.
Sorgena
gazetasi
Identifikohu për të bërë parashikimin tënd