Nga qetësia pas Asamblesë, te nostalgjia për “Kalanë Dibrançe”, arti pamor, “La Casa de Papel” dhe Partizani. Një seri postimesh në rrjetet sociale të zv.Kryeministrit në largim, Erjon Braçe kanë nxitur debate për domethënien e vërtetë të tyre.
Edi Rama mund të thuhet pa frikë se eshte politikani më me ndikim në rrjetet sociale, por brenda partisë dhe ne politikë edhe Erjon Braçe nuk mbetet pas. Vetëm se, nëse Rama në të gjithë postimet e tij është gjithmonë i drejtpërdrejtë, për Braçen ka patur gjithmonë pauza dhe jo pak herë edhe mesazhe me kod apo dy kuptime. Politika në fund të fundit bëhet edhe me simbole.
Deputeti socialist i Divjakës, që para se të shpallej përbërja e Qeverisë së re nga Edi Rama njoftoi se nuk do të ishte pjesë e saj, po përmes një postimi në Facebook la të kuptohej se pas përfundimit të Asamblesë se ishte “i qetë” me këto vendime të Kryeministrit e kryesocialistit. “Qetësi”, shkruante Braçe mbi një kolazh fotosh nga perëndimi i diellit.
Një ditë më pas, Braçe kthehet pas në kohë dhe kujton lojën fëminore të brezit të tij; “Kalanë Dibrançe”, ose “Raqe, raqe, kikiko!”, siç i thonë në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut. Pavarësisht emrit, në shënimin shoqërues nënkupton se ajo nuk është vetëm lojë.
“E dinit lojë apo jo? Ja që i reziston çdo kohe si stil jete!”, shkruan ai.
Zv.Kryeministri në largim nuk e lidh me politikën, por ndjekësit e vëmendshëm të tij në rrjetet sociale e lidhën shpejt me zhvillimet e ditëve të fundit. Gazeta Si po sjell disa komente “pikante” nga rreth 300 komente që ka marrë ky postim i Braçes
Komentuesi 1 – Po ti ke kaq vjet që i rri popullit hipur. Tani pse mërzitesh se të kanë hipur zoçkat e Kryeministrit. Ti duro pak, jo për gjë po mund të kishte hipur dhe ndonjë më i rend dhe mjer ti se ty nuk të mbajnë gjunjët peshë të rëndë.
Komentuesi 2 – E mbajmë mend si jo. Po atë kur Rama thoshte se nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm t’ja fusim njëri-tjetrit të kujtohet?!
Komentuesi 3 – Ta hipi Partia e s’të zbret më! Gjunjët e tu e dinë se ç’heqin!
Komentuesi 4 – Nëse do të ishte diçiture: “Popull që duron shumë nga pesha e politikanëve që pasurohen në kurriz të tyre!
Komentuesi 5 – Stil jete posi, ndërveprimet, por në një kontekst tjetër ju tregon ju aty lart që i jeni hedhur popullit tuaj në qaf!
Komentuesi 6 – Stil jetese e kanë bërë ata që e kanë “shijuar” e përflasin ata që dalin jashtë loje. Si puna e Erjonit me shokë, që kur ishin brenda u pëlqente stili, tani që janë përjashta mundohen të futen në një lojë tjetër, në një stil tjetër jetese. Dridhe Like bëjë trike! Po s’e drodhe bëhet rrodhe! Kjo lojë i ka ngelur Braçes tani.
Komentuesi 7 – Ne kësaj loje i thoshim “Kikidhi”! Pra fitonin ata që qëndronin duke numëruar deri në 3. Braçja dhe ekipi i tij janë rrëzuar.
Komentuesi 8 – Ti duhet të jesh ky i fundit poshtë që po të hipën Rama.
Komentuesi 9 – Nuk e di pse është quajt kështu kjo lojë në atë kohë, po ashtu edhe sot kjo foto dhe kjo lojë mund të ketë një konfiguracion politik e do të quhej një herë ma hipe, një herë ta hipa.
Komentuesi 10 – Kur ja hipje ti pushteti ishe një arrogant e llafazan i pështirë. Mbase sot po e provon në kurrizin tënd këtë stil jete që ju dini ta jetoni, sikurse dhe e ndërtuat.
Komentuesi 11 – E pra, do të thuash se s’të mbante më kurrizi! Mirë bërë! Paç jetë e shëndet se politika të lë dhe në baltë! Shiko ndonjë punë private për vete dhe familjen se veç ajo të nxjerr në dritë.
Komentuesi 12 – Në e dimë, ka 8 vite. Ti e ke kuptuar pak si vonë. Nuk ke parë gjë akoma!
Komentuesi 13 – Ata që janë kaluç janë socialistët e ndershëm, ndërsa ata lart janë pjesa e fundërrinave pa kontribute dhe e hajdutëve që hipin pa meritokraci nëpër poste.
Të shtunën, Erjon Braçe iu rikthye postimeve. Në Facebook hodhi një pikturë të Adrian Cenes.
“Kjo pikturë është e tij; Një filxhan kafeje i përmbysur, dihet çfarë përfaqëson dhe një libër! E mbaj çdo ditë pranë për t’i thënë vetes se sa kot është karrigia! Ka njerëz që i zë libri, ka të tjerë që e kërkojnë në bankomat!”, shkruan ai në shënimin shoqërues të pikturës.
Edhe këtu ndjekësit e lidhën me zhvillimet e aktualitetit politik:
Komentuesi 1 – Karrigia të mban lartë nëse e fshin dhe e lëpin për ditë, të tjerat janë përrallë nga e kaluara. Në këtë botë askush nuk rri në karrige, po s’hyri trupdrejt dhe të dali prej andej i përkulur si pikëpyetje nga servilizmi dhe nga barra e mëkateve!
Komentuesi 2 – A kot është karrigia? Po pse ndenje ulur mbi karrige ofiqesh nga ’97- ta e sot?! T’u deshën 24 vjet të kthjellohesh e të meditosh si filozof?!
Komentuesi 3 – Je bërë artist këto kohët e fundit. Na duhet të gjejmë mesazhin e kësaj pikture neve dmth?!
Komentuesi 4 – Ore, as me Juventusin nuk ke gjë në vijë. Le të themi që do të jetë një sezon zhgënjyes.
Komentuesit 5 – Erjon, ti ke mundësi të rilindësh vërtet!
Postimi i tretë i serisë së postimeve në dukje me përmbajtje të nënkuptuar të lidhur me aktualitetin politik ishte edhe më i fuqishmi. Erjon Braçe shkruan pasi kishte ndjekur serinë e 5-të të serialit “La Casa de Papel”. Nga postimi kuptohet se zv.kryeministri në largim është ndjekës i rregullt i këtij serial dhe komenton vdekjen e një personazhi të serialit.
“Tokio vdiq si burrë, burrat! Ndaj duhen gratë, të bëjnë para burrat!”, shkruan ai në shënimin e fotos së personazhit Tokio të serialit të famshëm.
Më tej, shfaq zhgënjim me atë që pa. “La casa de Papel këtë herë ishte një kulm i ri dhune, por humbi sharmin antisistem! Katër sezonet e shkuara ishin ndryshe, kishin edhe ide, edhe kauza, edhe tekst, kështu u krijua sharmi antisistem. Seritë e reja kishin veç krisma e shpërthime dhe vdekjen e Tokios! Asnjë burrë tjetër nuk vdiq, madje njëri u ngjall, Tokio vdiq si burrë, burrat!”, shkruan ai.
Disa fansa të serialit, që ende nuk e kishin ndjekur seritë e sezonit të pestë kanë shfaqur “shqetësim” në komente se zv.kryeministri u zbuloi ndodhitë e filmit, të tjerë morën sërish një mesazh të kriptuar.
Komentuesi 1 – Po ty kush ta jep të drejtën ta dhj… për ne që s’e kemi parë akoma? Të na e nxjerrësh gjithë sezonin këtu? Të kishte nja 3 muaj që ka dalë, epo mirë, po veç pak ka!
Komentuesi 2 – Ty vetë t’u dha shansi ta shkërmoqje këtë sistemin tonë të korruptuar deri në qelizë nga brenda, por nuk e bëre.Tani ja varën tigrit mëlçitë në qafë. Duhet trimëri, jo llafe!
Komentuesi 3 – Këtej nga ju kush vdiq si burrat e kush si gratë? Ju, Lefteri apo Gramozi?
Komentuesi 4 – Edhe ju kishit kauza, ishit antisistem, por ju prishi partia dhe ju kanë ngel vetëm teksti dhe idetë, jeni bërë burra si Helsinki.
Komentuesi 5 – Mos bëj si gratë, po thuaja si burrat këto fjalë kujt po ja drejton!
Disa orë pas këtij postimi, u rikthehet rrjeteve sociale, këtë herë për futbollin dhe Partizanin me të cilin është tifoz. Mesazhi i drejtpërdrejtë shkon për drejtuesit e klubit, duke u kërkuar që të mos shesin dy lojtarë. Këtë herë kujdeset që të sqarojë se postimi nuk përmban asnjë mesazh të fshehur.
“Ky Status nuk ka as mesazh, e as kod për dikë, diku dhe nuk ka lidhje as me Qeverinë, e as me partinë. Sqarimi bëhet për të gjithë ata që mbilexojnë atë që shohin!”, shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje