Me mbylljen e votimit në SHBA, u bë e qartë se ëndrrat e Demokratëve për një fitore të fuqishme dhe vendimtare të Biden ishin po aq iluzion sa edhe shpresa e presidentit për një fitore të madhe. Fituesi i zgjedhjeve mbetet i paqartë, me rezultatin që duket se do të vendoset në Uisconsin, Michigan dhe Pensilvani, shtetet e Miduest që u ngjyrosën nga blu në të kuqe katër vjet më parë.
Edhe pse nuk kemi ende rezultate të qarta, ka disa mësime që duhen nxjerrë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA. Sondazhet sugjerojnë se krijimi i vale blu për Biden nuk ka të ngjarë të ndodhë, por ish-zëvëndëspresidenti ka të ngjarë të fitojë votën e popullore.
Por nga ana tjetër, edhe Trump duket se po tejkalon pritshmërinë, midis votuesve të pakicave. Për shembull, në Qarkun Miami-Dade, ku më shumë se dy të tretat e popullsisë janë hispanikë, Biden ishte duke udhëhequr Trump me vetëm 7.3 për qind krahasuar me 95 për qind të votave që Hillary Clinton fituar katër vjet më parë.
Zëvendës Presidenti Joe Biden përmirësoi performancën e Hillary Clinton në shkallë kombëtare në një sërë grupesh votimi.
Donald Trump u përmirësua në disa drejtime. Më pak se gjysma e votuesve, 44%, thanë se ai ka temperamentin e duhur për të shërbyer në mënyrë efektive si president, duke marrë kësthu miratimin e 35% më shumë votuesve sesa katër vjet më parë.
Në të njëjtën kohë, sondazhet paraprake zbuluan se Biden fitoi shumë vota në mesin e votuesve të pavarur, shpesh duke ndryshuar edhe rrjedhën e rezultateve në qytetet e mëdha. Trump triumfoi me 6 pikë mbi Hillary Clilnton në mesin e votuesve të pavarur në vitin 2016.
Votuesit që kanë shërbyer në ushtri e mbështetën Trump me 7 pikë më shumë sesa Biden, por më pak se diferenca e tij me 24 pikë në mesin e këtij grupi në vitin 2016. Po ashtu hendeku gjinor u ngushtua ndjeshëm, kryesisht për shkak se Trump ka marrë më pak vota në mesin e votuesve meshkuj sesa katër vjet më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje