Bota

Siçilia në alarm për uraganin ‘Apollo’, dallgë 4 metra dhe përmbytje në Sirakuzë (Foto)

Cikloni “Apollo”, uragani i Mesdheut (ose ‘Medicane’) – i quajtur kështu nga Forcat Ajrore si pjesë e programit evropian të emërtimit të stuhive (më parë emrat e stuhive dhe cikloneve jepeshin nga Universiteti i Berlinit ose nga organe të tjera autonome, jo të koordinuara ) – është përplasur në brigjet e Siçilisë.

E ndërsa qytetarët e Katanias po presin e ankth të strehuar në shtëpi (dyqane të mbyllura, shëtitore, shkolla), pas dramës së përjetuar të martën e kaluar, pikërisht në Sirakuzë, ku ka stuhi të forta dhe përmbytje të mëdha, përjetohen momentet më të brengosura.

Sipas gazetës “Corriere“, deri më tani, më e goditura konsiderohet zona e Sirakuzës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për erëra me shpejtësi deri në 10 km/h si edhe dallgë deri në 4 metra të larta në det.

Një situatë në zhvillim të vazhdueshëm, e ndjekur nga Mbrojtja Civile në qendrën koordinuese të San Giovanni La Punta, ku përveç raporteve të emergjencës nga territori, vijojnë të monitorohen të dhënat e parashikimit që vijnë nga modelet matematikore. Të dhëna që paralajmërojnë intensifikimin e erërave dhe lëvizjes së valëve për orët e ardhshme.

Uraganet janë një fenomen i rrallë në Mesdhe, por kohët e fundit janë shtuar për shkak të ndryshimeve të forta klimaterike.

Ekspertët i quajnë ata “Medicane” për shkak se ndodhin në Mesdhe. Zakonisht forca e tyre është e vogël sepse formohen në një zonë të kufizuar detare, ndryshe nga uraganet që formohen në oqeane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë