Politike

Siguria kibernetike / Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti Bajram Begaj ka vendosur të mbledhë  Këshillin e Sigurisë Kombëtare të martën në ora 12:00.

Në mbledhje pritet të diskutohet në lidhje me gjendjen e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për përforcimin e mbrojtjes kibernetike në Shqipëri.

Në mbledhje synohet të bëhet një analizë e gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim.

“Institucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023”, thuhet në njoftim.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:

Kryetarja e Kuvendit, Lindita NIKOLLA

Kryeministri, Edi RAMA

Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda BALLUKU

Ministri i Mbrojtjes, Niko PELESHI

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta XHAÇKA

Ministri i Drejtësisë, Ulsi MANJA

Ministri i Brendshëm, Blediar ÇUÇI

Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Delina IBRAHIMI

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Nasip NAÇO

Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora HYSENI

Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:

Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand XHAFERAJ

Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli TAFA

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda KARÇANAJ


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë