Politike

Siguria në bazat e ushtrisë, Rama: Institucionet funksionuan siç duhet

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave në lidhje me sigurinë në vend, pas dy rasteve të regjistruara në Uzinën ushtarake të Gramshit dhe në atë të Poliçanit, ku dyshohet për spiunazh.

Rama mohon akuzat se institucionet nuk vepruan. Ai thotë se ato ishin në krye të detyrës.

“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare,shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane,portale e faqe personale,duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!”, shkruan Rama.

Reagimi i Kryeministri ka pasur akuzat e hedhura nga opozita dhe ish-Presidenti Ilir Meta se siguria në vend ka rënë prej vitesh, duke iu referuar faktit se mes fotove të publikuara nga rusët e arrestuar mbrëmjen e së shtunës kishte edhe baza ushtarake shqiptare që prej vitit 2018-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë