Gazeta Si – Vetëm 10 ditë më parë, e hënë 27 mars, Silvio Berluskoni hyn në spitalin “San Raffaele” në orët e vona të pasdites me këmbët e tij: për ata që janë mirë të informuar për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit, është një detaj i rëndësishëm që bën të mendohet pothuajse për shtrimin në spital, një rutinë nën titullin “testet e kontrollit”.
Asnjë ambulancë, pa helikopter siç ka ndodhur në të kaluarën. Por dyshimi se diçka nuk shkon, vjen menjëherë më pas: shtyhet dalja prej andej që pritej brenda 24-36 orëve.
Berluskoni, 86 vjeç, largohet nga spitali vetëm katër ditë më vonë, më 30 mars. Këshillat e mjekëve janë gjithmonë të njëjta: pushim dhe pa stres. Por një ditë më parë, “Kavaljeri” rikthehet në “San Raffaele” rreth mesditës.
Pak pas orës 1 të pasdites, lajmi që habiti të gjithë: duhej të futej në reanimacion. Burimet e para flasin për probleme me frymëmarrjen të lidhura me një përsëritje të pneumonisë.
Konfirmimi se ka diçka edhe më serioze vjen menjëherë më pas, Silvio Berluskoni vuan nga një çrregullim i rëndë i gjakut: leuçemi, shkruan “Corriere della Sera”.
E njëjta gjë që shkaktoi edhe shtrimin e mëparshëm: prandaj jo vetëm analizat rutinë, por edhe trajtimet e nevojshme. Dhimbjet që e mundojnë dhe pneumonia e ditëve të fundit janë në fakt komplikacione që mund të marrin përsipër një fizik tashmë të dobësuar.
Ata që e njohin mirë Silvio Berluskonin nuk e fshehin se situata është delikate, edhe pse nuk cilësohet si dramatike. Fëmijët njëri pas tjetrit shkojnë menjëherë për të parë babanë e tyre; nga Marina në Piersilvio deri te Barbara, Eleonora dhe në mbrëmje edhe Luigi.
Ndërkohë, vëllai i tij Paolo Berlusconi tha se ai është “si një shkëmb dhe nuk dorëzohet”.
Në qershor 2016, Berluskoni kreu një operacion në zemër për shkak të bllokimit të një aorte, në prill 2019 u shtrua sërish në spital për shkak të dhimbjeve abdominale.
Në 2020-ën, rezultoi me Covid 19 ,që iu kthye në pneumoni dhe në janar 2022 ai pati një infeksion të rëndë urinar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje