Frikë dhe kurajë, dështim dhe triumf, brishtësi dhe energji: legjenda e Simone Biles vazhdon. Gjimnastja amerikane ka fituar medalje bronzi në finalen e disiplinës së traut. E treta në disiplinën që më pak e dashuron, me të njëjtin rezultat si në Rio 2016. Por këtu është një tjetër histori dhe përaqafimi me shoqet e skuadrës pas garës tregon se sportistja sikur është çliruar nga makthi i ditëve të fundit.
Pas një jave vuajtje nga “twisties”, që i humbi orientimin dhe disa gara të Olimpiadës, Biles e mbylli me 14.000 pikë të vetmen garë që çoi deri në fund, duke dalë pas kinezeve Guan Chenchen me 14.633 pikë dhe Tang Xijing me 14.233 pikë. Ishte një ushtrim pa shumë vështirësi, me një dalje më pak spektakolare se zakonisht, pa rrutullime. “Twisties” e bën të humbë orientimin më shumë në akrobacitë nga prapa dhe në rrutullime.

Biles u shfaq një orë e gjysmë para garës, e veshur me një uniformë me ngjyrë të bardhë dhe blu, të zbukuruar me gati 5000 kristale. Bëri nxemjen si të ishte një ditë e zakonshme në palestër dhe dy herë testoi traun, duke marrë edhe duartrokitjet e të pranishmëve. Ishte një rikthim pas tërheqjes nga garat në skuadër më 27 korrik. Nuk mbrojti titullin në konkursin e përgjithshëm, në trupin e lirë dhe paralele. Javën e fundit vazhdoi të stërvitej, nën kujdesin e mjekes së skuadrës Marcia Faustin.
Me këtë rikthim ajo e mbyll bukur eksperiencën olimpike. Nuk e ka bërë zyrtare tërheqjen e saj, por ka lënë të kuptohet se mund të vazhdojë deri në Paris 2024 në respekt të trajnerëve të saj Laurent dhe Cecile Landi, të dy francezë. Duhet të jetë protagoniste në një tur post-olimpik në vjeshtë dhe së fundi ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë pranë këtij sporti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje