Simpatizantë të Partisë Socialiste në Kamzë kanë nisur festën pasi sipas tyre është fitues kandidati Rakip Suli.
Nga Kamza po mblidhen rezultatet e 133 qendrave dhe do dalë një rezultat final për pak.
Ndërkohë ka nisur te festohet me fishekzjarrë dhe qytetarë që lëvizin me automjete. Pas disa minutash pritet që të shpallet fituesi zyrtar nga të gjitha qendrat e votimit të Kamzës.
Policia është në gatishmëri pasi ka forca të FNSH dhe “Shqiponjat” duke ruajtur qendrat e votimit por edhe rendin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje