Mposhtja e Milo Gjukanoviç në zgjedhjet presidenciale nga kampi i partive politike të mazhorancës së brishtë pro serbe e pro ruse i ka vënë në lëvizje këto të fundit për të anuluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ka qenë vetë kryeministri në detyrë, i qeverisë teknike, shqiptari Dritan Abazoviç që i ka kërkuar presidentit të ri, Jakov Milatoviç që të anulojë zgjedhjet e 11 qershorit.
“Presidenti i ri duhet të mbledhë të gjithë aktorët politikë dhe të caktojë një datë të re zgjedhjesh së bashku. Mund të jetë edhe në fund të qershorit, para sezonit veror”, tha Abazoviç për mediat malazeze.
Ai e cilësoi të papranueshëm vendimin e Gjukanoviç.
Për kryeministrin në detyrë çështja është se “presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë mund ta përcaktojnë bashkërisht datën e zgjedhjeve”.
Zgjedhjet e parakohshme u shpallën nga Milo Gjukanoviç përpara zgjedhjeve presidenciale. Ai e argumentoi vendimin për shkak të skadimit të afatit të zgjedhjes nga mazhoranca filo serbe të kryeministrit të ri. Mungesa e votave në Parlament solli lëvizjen e Gjukanoviç, i cili ka përplasje të ashpra me mazhorancën, e cila miratoi dhe një ligj kundër tij.
Por ky propozim mund të shkaktojë përplasje të re politike në vend në shtetin ku që prej tre vitesh po vuan mungesën e institucioneve stabile. Në Parlament pavarësisht se janë forcat pro serbe fituan zgjedhjet parlamentare nuk kanë një mazhorancë solide. Për shkak të konjukturave politike u ra dakord për formimin e një qeverie pakice ku u Abazoviç u zgjodh kryeministër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje