Politike

Situata e krimit, Kuvendi interpelancë urgjente me ministrin Lleshaj

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot Seancën Plenare ku do të ketë një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkuar nga një grup deputetësh lidhur me kriminalitetin në vend.
Në Kuvend do të shqyrtohet edhe raporti i Këshillit të Ministrave për ecurinë e procesit të integrimit për vitin 2019.
Sot në kuvend do të shqyrtohet edhe raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2019.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin e veprimtarisë vjetore i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit për vitin 2019.
Në rend të ditës sot është edhe shqyrtimi i Aktit Normativ nr. 20, datë 20.05.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, date 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”.
Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11.483, datë 18.05.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 43/2020 “Për aktivitetet e turizmit detar”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe Dekretin e Presidentit të Republikës 11.504 datë 08.06.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 64/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11.482, datë 08.05.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.
Në Kuvend do të shqyrtohet edhe Projektrezoluta “Për vlerësimin e punës së grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve” për vitin 2019 dhe për Planin e Veprimit për vitin 2020”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për miratimin e strukturës dhe numrit të punonjësve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”.
Kuvendi pritet të shqyrtojë sot edhe projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 102/2017 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore”, të ndryshuar”./ATA


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë