Futboll

Situata me Covid-19, doktori italian vë në dyshim nisjen e Serisë A

Profesor Xhani Nani, shefi i stafit sanitar të Bolonjës dhe përfaqësuesi i mjekëve të kampionatit elitar italian, lëshon alarmin: Seria A rrezikon fillimin për shkak të situatës së Covid-19. Sipas tij, të dhënat e ditëve të fundit janë vërtet shqetësuese.

“Futbollistët e infektuar? Jemi të shqetësuar, e kotë ta fshehim”, – thekson profesor Nani për mikrofonët e “Radio Kiss Kiss”. “Nëse rastet do të shtohen ditët në vijim, duke bërë që disa skuadra të shtyjnë grumbullimin apo fazën përgatitore, shtyrja e kampionatit do të bëhej një hipotezë shumë konkrete. Sigurisht, urojmë të gjithë që kjo të mos ndodhë”, – shton doktori italian.

“Do t’u rekomandoja futbollistëve që në këto ditë të fundit të pushimeve të kenë një sjellje sa më të përgjegjshme. E kam të qartë se nuk mund të evitohen pushimet nga futbollistët e rinj, por uroj që të jenë sa më të kujdesshëm dhe të respektojnë të gjitha udhëzimet, që të evitojnë infektimin nga Covid-19”, – shprehet në fund Nani, mjaft i shqetësuar nga shtimi i rasteve të lojtarëve të infektuar kohët e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë