Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar këtë të enjte se ka gati vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë.
Vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e shtetit, është marrë për shkak të rritjes së paraqitjes së zjarreve dhe parandalimit të tyre.
Mediat vendase bëjnë me dije se anëtarët e qeverisë pohojnë se për këtë vendim do të njoftohen edhe Presidenti i Shtetit dhe Kuvendi.
Gjithashtu, presidentit i është propozuar të vendosë për pjesëmarrjen e një pjese të armatës në menaxhimin me gjendjen e krizës.
Shtabi Kryesor pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza, është urdhëruar të fillojë menjëherë përgatitjet e planit aksionar për parandalimin dhe manaxhimin me zjarret.
Pas përhapjes së zjarreve, Sllovenia, Serbia dhe Bullgaria e kanë ndihmuar Maqedoninë për menaxhimin e situatës me zjarret në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje