Ka ndodhur

Situata nën kontroll pas zjarreve në vend, problem mbetet vetëm Karaburuni

Pas disa ditësh nën flakë, zonat pyjore të Karaburunit neë Vlorë janë vënë nën kontroll nga Forcat e Armatosura Shqiptare.

Helikopteri i Forcave të Armatosura më në fund ka vënë nën kontroll me vetëm pak orë punë vatrat më të rrezikshme të flakëve.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një reagim për situatën e zjarreve në vend, njofton se zonat më problematike janë vënë në kontroll, duke theksuar se sfida për autoritetet aktualisht mbetet Karaburuni.

Ndërsa ka publikuar foto dhe pamje nga momenti kur shërbimet zjarrfikësve ndërhyjnë për të neutralizuar flakët nga toka dhe nga ajri, Peleshi falënderon të gjithë ekipin për angazhimin e treguar në këto ditë të nxehta.

“Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura.  Falënderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta, na bëni të gjithëve krenarë”, shkruan ministri i Mbrojtjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë