Të hënën delegacioni shqiptar në BE do të zhvillojë një takim me përfaqësues të unionit për të shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën politike, ekonomike dhe të pandemisë në vendin tonë.
Ambasadorja shqiptare në BE, Suela Janina do të raportojë para Michela Matuella, drejtuese e njësisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Komisionin Europian dhe Elsa Fenet, drejtuese e njësisë për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin për Çështjet e Jashtme.
Pika e parë e diskutimeve do të jetë situata politike dhe ekonomike e vendit, si dhe duke u përqëndruar te efektet sociale të pandemisë së Covid.
Në pjesën e dytë të bisedës do të diskutohet draf-agjenda e takimit të 14-të të komitetit të stabilizim-asociimit që do të mbahet në datat 23 dhe 24 shkurt në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje