Nuk jeni të kënaqur me grumbullimet me 10 veta në Shqipëri? Ka edhe më keq. Hong Kong ka kufizuar së fundmi grumbullimin në dy persona
Hong Kong ka shtrënguar kufizimet që synojnë të ulin rastet e të infektuarve me Covid-19. Ajo ka kufizuar tubimet në jo më shumë se dy persona, duke mbyllur karaoket dhe qendrat e lojërave dhe duke u thënë shumicës së nëpunësve të administratës që të punojnë nga shtëpia.
Qendrat e lojërave, karaoket dhe pishinat do të mbyllen nga e mërkura që vjen dhe nëpunësit civilë, me përjashtim të atyre që ofrojnë shërbime të urgjencës, do të qëndrojnë në shtëpi, u tha gazetarëve udhëheqësi i Hong Kongut Carrie Lam.
Parku Ocean Park dhe DisneyLand gjithashtu do të mbyllen gjithashtu, tha sekretarja për Ushqimin dhe Shëndetin Sophia Chan.
“Do të jetë shumë kritike situata në dy javët e ardhshme”, tha Lam. “Shpresoj që njerëzit e Hong Kongut të mund të tregohen tolerantë”
Palestrat dhe qendrat sportive do të qëndrojnë të hapura, por vetëm me dy persona në të njëjtën kohë.
Oraret e darkës në restorante do të kufizohen deri në orën 22:00 dhe do të lejohen jo më shumë se dy persona për tryezë. Ndalohen gjithashtu edhe tubimet.
Baret në Hong Kong janë mbyllur tashmë, por disa janë duke u përpjekur të zbatojnë rregullat duke vendosur pjata dhe takëme për klientët me pretendimin se ata po hanë.
Gjobat për shkeljet e rregullave të reja mund të dyfishohen në të paktën $ 4,000 HK (381 £).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje