Presidenca shqiptare e OSBE-së synoi që në postet drejtuese të katër drejtorive kryesore të kësaj organizate të zgjaste edhe me tre vite të tjera mandatet e drejtuesve ekzistues. Por, përpjekja për të gjetur konsensus mes 57 vendeve anëtare ka dështuar.
Lamberto Zannier u propozua si Komisioner i Lartë për të Drejtat e Minoriteteve, Roberto Montella për të vazhduar detyrën si Sekretar i Përgjithshëm edhe me tre vite të tjera, Ingibjorg Solrun Gisladottir si drejtuese e ODIHR dhe Harlem Desir si drejtues i Zyrës së Lirisë së Medias.
Mandatet e të katër zyrtarëve përfundojnë më 18 korrik. Presidenca shqiptare hapi prej kohësh procedurat për rizgjedhjen e tyre duke kërkuar miratimin e 57 vendeve anëtare të OSBE-së. Rregullorja e kërkon që çdo emër i propozuar të marrë miratimin e të gjitha vendeve. Kjo do të thotë se nëse një shtet voton kundër një emri, atëherë ai është automatikisht i rrëzuar.
Tashmë, Presidenca shqiptare e OSBE-së ka hapur thirrjen për paraqitjen e kandidaturave për secilin prej këtyre katër posteve. Kandidaturat do të duhet të dorëzohen brenda datës 18 shtator dhe do të diskutohen në mbledhjen e ministerialit të organizatës, e parashikuar për në dhjetor të këtij viti në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje