Ka ndodhur

Skafit i prishet motori në Karaburun, turistët mbesin në mes të detit

Tetë turistë kanë rrezikuar të mbyten në det teksa kanë qenë në bordin e një mjeti lundrues. Policia sqaron se pushuesit kishin dalë për lundrim në Karaburun me një mjet tip skaf, por ai ka pësuar defekt në motor.

Operacioni është zhvilluar në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, Karaburun, ku është gjetur mjeti lundrues tip skaf, së bashku me 7 turistët dhe kapitenin.

Personat janë transportuar në “Shën Jan”, Karaburun dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë mjeti i tyre lundrues është transportuar nga Policia në Triport.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë