Bota

Skandal i ri në Britani, shkarkohet ministri që fshehu një hetim mbi taksat e tij

Gazeta Si – Një skandal i ri trondit skenën politike britanike. Nadhim Zahawi, kryetar i partisë konservatore dhe ministër pa portofol në qeverinë Sunak, u shkarkua nga posti i tij.

Ish-kancelari i Thesarit, i cili u dallua gjatë kohës së Covid-it në rolin e nënsekretarit për fushatën e vaksinimit, Zahawi kishte qenë prej ditësh në qendër të polemikave të ashpra për një gjobë të paguar ndaj autoriteteve tatimore në lidhje me të ardhurat dhe organizimin e një kompanie të rëndësishme sondazhesh të themeluar nga ai, YouGov.

“Kur u bëra kryeministër, – thuhet në letrën e dërguar nga kryeministri Rishi Sunak, – premtova se qeveria ime do të tregojë integritet, profesionalizëm dhe përgjegjësi në të gjitha nivelet”.

Kjo është arsyeja pse, saktësoi Sunak, ai i besoi konsulentit të etikës parlamentare hetimin e fakteve, hetim i cili doli me shpejtësi se “ka pasur shkelje të rëndë të kodit ministror”.

Sunak falënderoi kolegun e tij për shërbimet qeveritare dhe kujtoi se “është me krenari”, që ai dhe “kryeministra të tjerë” ishin në gjendje të mbështeteshin te një burrë i lindur në Bagdad, i cili mbërriti në Britaninë e Madhe si refugjat kurd.

Hetimi i kryer nga Sir Laurie Magnus, arriti në përfundimin se Zahawi gaboi që nuk informoi qeverinë për inspektimet e nisura nga tatimet ndaj tij dhe për rrjedhojë për një konflikt të mundshëm interesi, kur Boris Johnson e emëroi atë Kancelar të Thesarit në korrik të vitit të kaluar.

Përveç kësaj, Zahawi do të kishte heshtur për historinë e tij fiskale edhe me rastin e dy emërimeve të mëpasshme, në këshillat e ministrave të Liz Truss dhe Sunak.

Zahawi pagoi pesë milionë paund gjoba dhe taksa shtesë korrikun e kaluar për “Inland Revenue”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë