Sport

Skandal me skitë para Pekin 2022. Gara të trukuara dhe kërcënime, përmendet dhe Tola

Fatjon Rupi – Një skandal i madh është gati të shpërthejë në lidhje me Lojërat dimërore Pekin 2022 pak ditë para nisjes së tyre. Sipas “La Repubblica”, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) ka dyshime për trukimin e disa garave kualifikuese skish. Në raport përmendet edhe emri i Erjon Tolës, skiatorit shqiptar që ka marrë pjesë në disa Olimpiada. Tola përmendet në listën e skiatorëve që janë detyruar të hapin rrugën.

Skandali ka të bëjë me disa sportistë, që kanë arritur të marrin “ok”-in olimpik falë paraqitjeve të “frenuara” të kolegëve, të cilët me sa duket, kanë harruar si bëhet ski.

Janë tre eventet ndërkombëtare që po hetohen dhe që e kanë bërë Federatën Ndërkombëtare të Skive që ta çojë nga 153 në 157 numrin e skiatorëve që do të garojnë në Pekin. Dy nga skiatorët që kanë ngritur ‘frenat e dorës’ janë italianët Federiko Vieti dhe Mikele Gualaci.

Artikulli i “La Repubblica” per skandalin. Gazeta Si, 28 janar 2022

CIO e ka nisur hetimin për tre kompeticione dhe ato janë Dubai, Kolashin dhe Malbun, ku janë dhënë edhe ‘biletat’ e fundit për në Pekin 2022 për sportistët e vendeve, ku nuk ka rënë kurrë një flok dëbore. Kështu është zgjeruar edhe harta e kombëtareve që marrin pjesë në Olimpiadë, çka shton fondet për komitetet olimpike kombëtare dhe shton edhe të ardhurat nga e drejta televizive.

Sipas të përditshmes italiane, tre garat janë kushtëzuar nga mashtrimet, pagesat e pakryera dhe kërcënimet me vdekje. Në Dubai, në garën nga 17 deri më 20 nëntor, janë kualifikuar indiani Arif Mohd Khan, sportisti nga Kirgistani Maksim Gordeev dhe ai nga Arabia Saudite, Salman Alhovaish. “Askush prej tyre nuk ka qenë në gjendje ta përsërisë përformancën e Dubait në garat e tjera”, – shkruhet në një nga raportet e CIO-s. Disa nga sportistët e kualifikuar nuk janë paraqitur në garat e tjera.

Në këtë garë kanë lënë dyshime paraqitjet e Federiko Vietit, me një normë gare 49.48, që në pistë ka arritur rezultatet 77.6, 79.3, 74,9 dhe 73.1. Edhe skiatorët e tjerë të top-listës, Terziç, Lokmiç dhe Tola (skiatori shqiptar që jeton dhe stërvitet në Itali), kanë frenuar.

Skiatori shqiptar, Erjon Tola. Gazeta Si, 28 janar 2022

Në periudhën 22-23 dhjetor skitë janë transferuar në Mal të Zi, në Kolashin, për një etapë të organizuar nga federatat e Xhamajkës dhe Republikës demokratike të Timorit Lindor, dy vende që nuk kanë borë. Këtu dyshime ka lënë paraqitja e Gualacit dhe kolegëve të tjerë, me sauditin Abdi Fajik që ka marrë direkt ‘biletën’ për në Pekin. Lajmi që ka bërë bujë ka të bëjë me një skiator mionoren, i cili ka thënë se është kërcënuar me vdekje nga disa sportistë dhe drejtues skuadrash, sepse po garonte shumë shpejt.

Për garën e fundit të inkriminuar, atë të Malbun, raporti i CIO-s flet për shkelje rregulloresh në regjistrimin e sportistëve. Pas garave shumë zhgënjyese të skiatorëve më të mirë, janë kualifikuar ganezi Karlos Maeder dhe xhamajkiani Benxhamin Aleksander.

“Këto vende u janë marrë sportistëve që kanë punuar gjithë jetën për të shkuar në Lojërat Olimpike dhe atyre duhet t’u kthehen”, – mbyllet raporti. Nëse tri garat e përmendura më lart anulohen, lista e skiatorëve pjesëmarrës në Pekin 2022 do të ndryshojë.

Shqipëria do të përfaqësohet në Olimpiadën dimërore të Pekinit me skiaorin Deni Xhepa,


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë