“Hej zemër. E di që jeni në Belgjikë më 24 nëntor… Fantastike! Mendon se mund të organizojmë një takim të nesërmen, të hënën më 25?”.
Me këtë mesazh, të dërguar nga kryeministri aktual belg, Alexander De Croo, 46 vjeç, i martuar, baba i dy fëmijëve, për pornostaren italo-çeke, Eveline Dellai, 28 vjeçe, filloi skandali që po turpëron një qeveri të tërë. Dhe kjo, mbi të gjitha, rrezikon t’i kushtojë rëndë vetë De Croo-es, i emëruar kryeministër më 20 tetor 2020.
Biseda “e nxehtë” mes politikanit dhe yllit të ri ndërkombëtar të pornografisë, daton në periudhën në të cilën De Croo ishte ministër për Telekomunikacionin në Belgjikë.
Skandali është zbuluar nga Wouter Verschlden, një gazetar belg i “Newsweek”, në librin e publikuar në korrik 2021 “Varrmihësit e Belgjikës”, në të cilin rrëfen sfondin e krizës politike në vend.
Përfshirë, në fakt, atë në lidhje me mesazhet e vështira midis De Croo dhe aktores së re.
Për Eveline Dellai nga Villamontagna (Trento), e njohur gjithashtu për shfaqjet me “pulla të kuqe” të organizuara së bashku me motrën e saj binjake, Silvia (“Dellai Twins”), De Croo dërgoi një seri të gjatë vlerësimesh dhe avancimesh pikante përmes rrjetit WhatsApp, që u publikuan më pas për disa orë në YouTube nga prodhuesi belg i filmave “hard”, Dennis Burka (i cili më vonë përfundoi në burg për një çështje përdhunimi).
Mesazh nga një “fans”!
Tani është vetë Dellai ajo që thotë të vërtetën e saj: “De Croo, – thotë ajo në një pauzë në xhirimet e filmit të saj të ri, – më kishte shkruar me rastin e një prej shfaqjeve të mia në Belgjikë, duke më kërkuar të takoheshim. Në atë moment nuk e dija kush ishte dhe si e mori numrin tim privat, kështu që pyeta dhe ata më thanë se ai ishte një politikan i rëndësishëm. Nga atje filluam t’i shkruajmë njëri-tjetrit. Ai ishte një fans i imi, donte të më shihte. Edhe mua do të më pëlqente, por mes angazhimeve të tij dhe të miat, nuk ishim në gjendje të organizoheshim. Kështu që biseduam”.
Ndërsa Eveline duket e shqetësuar nga reagimi që ka shpërthyer nga skandali në Belgjikë, ajo nuk duket e tillë nga përmbajtja e mesazheve të dërguara nga kryeministri.
“Prej tyre ky është shndërruar në një skandal, por për mua është një gjë e vogël, – thotë ajo. – Unë marr miliona mesazhe nga kaq shumë burra. Shumë prej tyre janë politikanë dhe të famshëm, për mua është normale. A bisedoj me personalitete të njohura edhe gjatë kësaj periudhe? Jo koment”, – qesh aktorja pornografike.
“Më pëlqejnë burrat e pushtetshëm”
Dellai më pas këmbëngul: “Mesazhet e De Croo janë të ngjashme me mijëra të tjera që më vijnë çdo ditë. E vërteta është se jam pak e trishtuar që kryeministri dhe unë nuk ishim në gjendje ta shihnim njëri-tjetrin personalisht. Nuk arritëm të gjejmë ditën e duhur… është turp. Më pëlqejnë të gjithë burrat me karizëm. Në të vërtetë, burrat e pushtetit në veçanti…”.
Por pse ato mesazhe eksplicite përfunduan në YouTube? Çfarë e shtyu producentin Dennis Burka të zbulojë lidhjen me aktoren me “pullë të kuqe”?
“Ndoshta ai e bëri atë, sepse ishte i zemëruar me mua, – përgjigjet 28-vjeçarja, vajzë e një babai nga Trento dhe një nëne nga Çekia, – ose më mirë, sepse ishte i dashuruar me mua. Me De Croo, megjithatë, nuk ka pasur kurrë një histori dashurie. Unë jam shumë e zënë me punë, nuk kam hapësirë për të dashuruar. Sigurisht që nuk më mungojnë burrat, por pa dashuri”.
Eveline Dellai tani jeton në Pragë, në shtator ajo do të kthehet në Trento, ku prindërit e saj ende jetojnë. A mund të bëhet skandali “De Croo” transhi i filmit të saj të ardhshëm? “Ndoshta, – pranon ajo. – Do të ishte interesante”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje