Futboll

Skënder Gega me skuadër te re, firmos në Jordani

Nuk ka kthim në Superiore për Skënder Gegën, ish-trajnerin e Partizanit, i cili do ta vazhdojë karrierën në Jordani. Trajneri kampion në fuqi ka zyrtarizuar marrëveshjen me klubin Al Faisali, një nga skuadrat më të mëdha në Jordani, ku sapo ka nisur kampionati.

Gega, ish-trajneri i Kombëtares U-21, udhëhoqi Partizani drejt titullit kampion sezonin e kaluar dhe ia doli ta kthente trofeun e madh në kampin e kuq pas 26 vjetësh. Megjithatë, pas këtij suksesi ai u largua nga stoli i Partizanit dhe ishte pranë një skuadre arabe, por në fund marrëveshja nuk u arrit.

Trajneri Gega dhe menaxheri Halili. Gazeta Si, 16 mars 2020

Po ashtu, vetëm pak kohë më parë Skënder Gega ishte shumë pranë Kukësit, por kushti i presidentit Safet Gjici për fitimin e titullit bëri që trajneri kryeqytetas të tërhiqej, duke i lënë rrugën e lirë Orges Shehit. Tani Gega ka marrë drejtimin e Al Faisali me objektivin për t’i dhënë trofe këtij ekipi. Detajet e kontratës me klubin jordanez ende nuk janë bërë të ditura. Skënder Gega është trajneri i radhës që drejton një ekip të huaj, pas Besnik Hasit, Arjan Peços dhe Bledar Kolës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë