Ne rrjet

Sllovenia dhe Çekia propozojnë anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në Shengen

Ndërkohë që anëtarësimi në Bashkimin Europian duket një alternative gjithnjë e më e largët, disa vende kanë hedhur idenë që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e Shengenit, duke mos patur më kështu kufij me vendet anëtare të unionit.

Sllovenia dhe Republika Çeke janë mbështetëset më të mëdha të kësaj ideje dhe pritet që t’i propozojnë shteteve anëtare të BE-së që t’i ofrojë perspektivën e anëtarësimit në Zonën Schengen shteteve ballkanike përpara se ata të jenë politikisht pjesë e familjes evropiane.

“Zgjerimi i Bashkimit Europian për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor është një proces kompleks që do të marrë një kohë të gjatë, por deri duhet heqim kufijtë mes tyre dhe me BE-në, ka deklaruar kryeministri çek Andrej Babis.

 “Kryeministri slloven Janez Jansha ka premtuar se do ta propozojë këtë si një temë për diskutim në takimin e ardhshëm joformal të Këshillit Evropian më 6 tetor,” shtoi Babis. Sllovenia aktualisht mban presidencën e Këshillit të BE -së, dhe përparësia e saj është zgjerimi i BE-së për të përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, zgjerimi i Shengenit është më i lehtë se zgjerimi i BE-së dhe do të sillte përfitime konkrete dhe të prekshme për vendet e rajonit, por edhe të BE-së, pasi do të siguronte kufijtë e jashtëm të unionit.

“Pse nuk po flasim për Shengenin? Zgjerimi i Shengenit është shumë më i lehtë sesa zgjerimi i Bashkimit Europian. Për hir të sigurisë së Evropës, ne gjithashtu duhet të përfshijmë vendet e Ballkanit Perëndimor në Shengen nëse ato i plotësojnë kushtet. Së pari duhet të jetë Serbia, pasi ajo është në rrugën e emigrimit ilegale dhe po lufton në mënyrë aktive kundër refugjatëve të paligjshëm”, u shpreh Babis.

Sipas tij, zgjerimi i Zonës Shengen do të ndihmonte  në ndalimin e refugjatëve të paligjshëm. Kryeministri çek përsëriti gjithashtu se përveç shteteve anëtare të BE -së, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, zgjerimi i Shengenit duhet të vazhdonte me Serbinë.

Kur u pyet nëse duhej të zgjidhte midis kufijve shtetërorë dhe Shengenit, ai u përgjigj se do të zgjidhte kufijtë shtetërorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë