Koordinimi i rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë së Covid-19, një paketë reformimi të azilit dhe emigracionit dhe anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor janë temat kryesore të agjendës politike të Sllovenisë në krye të Bashkimit Europian.
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor deklaroi në muajin maj për të përshpejtuar pranimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, që Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Kosovën, duke sugjeruar se kjo ishte e vetmja rrugë për të dhënë një përgjigje strategjike për sfidat aktuale dhe përmes zgjerimit trajtohej një numër çështjesh e problemesh kryesore të BE, si marrëdhëniet me Rusinë dhe Turqinë dhe adresimin e përpjekjeve të Kinës për të fituar ndikim gjeostrategjik përmes investimeve në infrastrukturë në rajon.
Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anze Logar prezantoi përparësitë e presidencës nën moton “Së bashku, Elastikë, Europa”. Programi do të bazohet në katër shtylla:
· Rimëkëmbja dhe autonomia strategjike e Bashkimit Europian
· Konferencë për të Ardhmen e Europës
· Një bashkim i mënyrës europiane të jetës, sundimit të ligjit dhe kritereve të barabarta për të gjithë
· Një Bashkim Europian i besueshëm dhe i sigurt, i aftë të ofrojë siguri dhe stabilitet në fqinjësinë e tij
Kjo është hera e dytë që nga pranimi i saj në 2004 që Sllovenia me një popullsi prej 2 milion banorësh, kryeson Këshillin e BE.
Një paketë azili dhe migracioni do të debatohet gjithashtu në Këshill në gjysmën e dytë të vitit 2021, gjithashtu, një temë për të cilën qeveria allovene dëshiron të bëjë përparim. Në një prezantim të përparësive për Presidencën e Sllovenisë, ministri i jashtëm Logar tha për mediat: “Suksesi i Presidencës sllovene, si dhe i Bashkimit Europian si i tillë, varet nga përpjekjet e përbashkëta nga vendet anëtare dhe institucionet europiane për të shfrytëzuar rastin dhe të përmirësojë funksionimin e Bashkimit para krizave të ardhshme. Në të njëjtën kohë, le të sigurohemi që të mund të përballemi me sukses sfidat aktuale ekonomike, sociale dhe gjithashtu gjeostrategjike”, tha ai.
Një samit BE-Ballkan Perëndimor në 6 Tetor do të jetë kulmimi i përpjekjeve të presidencës sllovene për zgjerimin, e cila përfshin detyrën sfiduese për të bërë përparim pas 18 muajsh bisedimesh të bllokuara. Në mënyrë të veçantë, ata duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kryesisht për çështje kulturore dhe të adresojnë këmbënguljen e Sofjes për të njohur gjuhën maqedonase vetëm si një dialekt i bullgarishtes dhe jo si një gjuhë tjetër.
Ndërsa bisedimet e pranimit me Shqipërinë janë të lidhura në mënyrë efektive me Maqedoninë e Veriut, i gjithë procesi ka ngecur që para mbylljes së Europës nga Covid-19. Në mënyrë të ngjashme, Serbia nuk ka qenë në gjendje të hapë ndonjë kapitull të ri në negociatat e saj të pranimit me BE që nga fillimi i vitit 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje