Politike

Slogani i ri/ Berisha fton deputetët e “Alibeajt”: Lista e këshilltarëve sipas peshës elektorale, Meta merr 240 vende

“Ndryshimi në duart tuaja”! Ky është slogani i grupimit Berisha të zbuluar në gjatë ditës së shtunë, për herë të parë në takimet elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Berisha kandidon në koalicion me Ilir Metën, Nard Ndokën dhe Vangjel Dulen në emrin “Bashkë Fitojmë”. Dhe pikërisht dalja në një koalicion detyron që këto subjekte politikë të dalin me një listë të përbashkët të anëtarët e 61 këshillave bashkiakë.
Kreu i grupit të Rithemelimit tha se lista e këshilltarëve do të hartohet sipas peshës elektorale të partive, edhe pse nuk ka një ndikim si subjekt politik, pra ligjërisht është pa parti.
” Partia e Lirisë ka marrë 240 vende. PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike. Nuk është e vërtetë se asnjë nga këto forca ti ketë marrë PD-së nga numri që ajo ka patur. Por
alternimi është bërë dhe do të bëhet, sepse kanë patur përqindjet e tyre në këshilla”, tha Berisha.
Ndërkohë që Berisha në mbledhjet e orëve të vona të Kryesisë së tij, i ka bërë thirrje deputetëve të grupimit tjetër që përfaqësohet nga Alibeaj ti bashkohet fushatës për kandidatët e “Bashkimit për Fitore”.
“Ne ftojmë çdo demokrat pa përjashtim të bashkohet në këtë betejë
dhe të mos ndjekë, dy pengje të diskredituara të Edi Ramës, Lulzim Bravën dhe Alibashën, që të dy të mbajtur peng nga lidhje krimi, nga Edi Rama, që të dy. Ndaj dhe ftoj përsëri të gjithë demokratët, mbështetësit tanë, të mbështesin kandidatët e primareve. Është një moment historik për forcën tonë politike, mbështetësit tanë, të ngrihemi si misionarë për të firmosur me duart tona ndryshimin, rivendosjen e pluralizmit”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë