Ndalim total i telefonave celularë në shkolla. Kjo është masa që qeveria britanike po përgatitet të vendosë, me qëllim të ndalimit të përdorimit të telefonave jo vetëm gjatë mësimeve, por për të gjithë kohën e kaluar brenda mureve të shkollës.
Një vendim që, megjithatë, u kritikua nga mësuesit, të cilët e quajtën atë si një “shpërqendrim” nga problemi më urgjent i kompensimit të kohës së humbur për shkak të pandemisë. Ministri i Arsimit, Gavin Ëilliamson, megjithatë, e ka bërë të qartë se ai nuk do të heqë dorë.
“Telefonat celularë, jo vetëm që shpërqendrojnë, – tha ai, – por kur përdoren keq ose shumë, ato mund të dëmtojnë mirëqenien dhe shëndetin mendor të nxënësve. Dua t’i jap fund gjithë kësaj dhe ta bëj ditën e shkollës pa celularë”.
Qeveria e Londrës mbështetet në disa hulumtime në terren, që tregojnë se si përmirësohen rezultatet e shkollës, kur telefonat ndalohen: një përfitim që merret kryesisht nga studentët më të varfër, ndërsa është pothuajse zero për ata më të mirët. Në përgjithësi, ndalimi i telefonave celular është si të shtosh 5 ditë shtesë në vitin shkollor.
Megjithatë këto përfundime janë kundërshtuar, sepse ato bazohen në të dhëna akoma të kufizuara. Disa shkolla në Britaninë e Madhe, ndërkohë kishin ecur përpara: një shkollë e mesme në Llandudno kishte futur ndalimin total tashmë në 2018-ën dhe sipas drejtorit, “bëri një ndryshim të madh”, me një përmirësim si në rezultatet e provimeve, ashtu edhe në sjellje të fëmijëve. Në atë shkollë, celularët ishin të ndaluar edhe gjatë pushimeve dhe drekës dhe gjithashtu u kërkohej mësuesve të mos i përdornin ato para nxënësve.
Ndalimi i plotë i telefonave celularë, sidoqoftë, do të përbënte problemin për prindërit, se si të kontaktojnë fëmijët e tyre kur ata largohen nga shkolla. Ata duhet të sigurohen që t’i mbajnë telefonët diku dhe t’i kthejnë kur të largohen, por nuk është aq e thjeshtë.
Përfaqësuesit e mësuesve dhe drejtorëve, ishin veçanërisht skeptikë, duke theksuar se në të vërtetë të gjitha shkollat tashmë kanë politikën e tyre në celular dhe nuk është “e gjitha falas”.
Sipas drejtuesve të instituteve, ndalimi i plotë mund të funksionojë në disa shkolla, por jo në të gjitha dhe rrezikon të shkaktojë më shumë probleme sesa synon të zgjidhë, duke inkurajuar përdorimin “klandestin” të celularëve.
Studimi i publikuar vitin e kaluar, zbuloi se gjysma e dhjetë vjeçarëve në Angli tani posedojnë një smartphone, një numër që rritet në 80 përqind në intervalin 12 deri në 15 vjeç.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje