Një 30-vjeçare ka ndërruar jetë në Sanatoriumin e Tiranës nga virusi AH1N1. Pak ditë më parë ajo ka bërë lindje të parakohshme, duke sjellë në jetë dy binjakë. Bashkë me nënën e re ka ndërruar jetë edhe një nga foshnjat, ndërkohë që foshnja tjetër është në gjendje të mirë. Binjakët prematurë po trajtoheshin në maternitetin e Tiranës pas lindjes parakohe.
Mësohet se gruaja shtatzënë rreth 30 vjeç ishte e shtruar prej 2 javësh në spital për shkak të këtij virusi dhe sot ka ndërruar jetë. Ekspertiza pritet të përcaktojë nëse ndarja nga jeta e gruas erdhi si pasojë e virusit AH1N1, apo e komplikacioneve të tjera.
Në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë kanë humbur jetën katër persona të tjerë si pasojë e virusit të gripit AH1N1, dy prej të cilave janë të konfirmuara nga ISHP. Virusi AH1N1 është një sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes, i shkaktuar nga viruse gripale të tipit A, që origjinën e ka nga derrat. Mjekët thonë se nuk ka vend për panik dhe këshillojnë vaksinimin e popullatës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje