Bota

Sondazhi i fundit: Vlerësimi për Biden bie nën 50% për herë të parë që pas zgjedhjes së tij

Qysh prej zgjedhjes së tij si President i SHBA, Joe Biden po përballet me një nga çështjet më të vështira të presidencës deri më tani, tërheqja e trupave nga Afganistani.

Krahas pandemisë apo disa ligjeve për infrastrukturën, ai  po përballet me kritika të forta edhe për mënyrën se si precipitoi situata në Afganistan.

Një sondazh i NBC News i publikuar të dielën tregoi se vlerësimi për Presidentin Biden kishte rënë nën 50% për herë të parë që kur ai mori detyrën në janar.

Vetëm 25% e amerikanëve miratojnë mënyrën se si ai e përballoi  situatën në Afganistan.

 Në një tjetër sondazh të mëhershëm të publikuar nga AP vihej re se ata që mendonin më shumë se nuk ia vlejti lufta në Afganistan ishin demokratët sesa republikanët.

Ndërkohë 62% e amerikanëve mendojnë në parim se lufta në këtë vend nuk ia vlejti asfare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë