Futboll

Sondazhi/ Maldini më i madhi i historisë së Milanit, mund Barezin në finale

Lojtari më i madh i historisë së Milanit është Paolo Maldini. Ky është përfundimi i një sondazhi të bërë nga gazeta prestigjioze italiane “Gazzetta dello Sport”. Ish-kapiteni legjendar ka mundur në finale një tjetër mbrojtës të madh, një tjetër kapiten të madh, Franko Barezin. Paolo Maldini ka marrë 55% të votave të lexuesve, kuptohet kryesisht tifozë të Milanit, kundrejt 45% të Franko Barezit.

Paolo Maldini ngre lart trofeun e Ligës së Kampionëve. Gazeta Si, 15 qershor 2020

Maldini dhe Barezi shkuan në finale, duke lënë pas emra të tjerë të famshëm të fanellës kuqezi të përfshirë në sondazh, si holandezët Marko Van Basten dhe Rud Gulit, Xhani Riverën, Andrij Shevçenkon, Kaka etj. Maldini e ka të lidhur gjithë karrierën me Milanin, të cilit iu bashkia në vitin 1984 dhe u tëhoq pas 25 vitesh, në 2009-ën. Ai ka fituar me fanellën e Milanit 7 tituj kampion në Serinë A, 5 Liga Kampionësh dhe shumë trofe të tjerë.

Aktualisht është pjesë strukturës drejtuese të Milanit, edhe pse kohët e fundit ka pasur një ftohje të marrëdhënieve me administratorin Ivan Gazidis. Paolo Maldini, pa dyshim është një lojtarët më të dashur të tifozëve të Milanit, siç e tregon edhe sondazhi. Një nga ish-lojtarët legjendarë me fanellën kuqezi. Ka luajtur në qendër të mbrojtjes dhe në të majtë të këtij reparti. Për shumë vite ka mbajtur shiritin e kapitenit.

Momentet më të bukura nga loja e Maldinit. Gazeta Si, 15 qershor 2020

Burimi: Gazzetta dello Sport/ Përktheu: Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë