Politike

Soreca: KQZ të kalojë në filtrin e dekriminalizimit të gjithë kandidatët

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka kërkuar nga KQZ të bashkëpunojë me Prokurorinë e Përgjithshme dhe të kalojë në filtrin e ligjit të dekriminalizimit të gjithë kandidatët e listave të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.

“Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për 25 prillin për zgjedhjet në Shqipëri. Tani është në dorë të KQZ e cila në bashkëpunim me Prokurorinë e  Përgjithshme, për të verifikuar kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët”, shkruan Soreca.

Thirrja e Ambasadorit Soreca vjen pas apelit të ambasadores Yuri Kim nga Elbasani ku kërkoi që KQZ dhe prokuroria të bëjnë detyrën me vettingun e kandidatëve.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë