Politike

Soreca: Të hetohen krimet zgjedhore dhe parregullsitë, zgjedhjet e ardhshme të jenë më të mira

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka kërkuar që drejtësia të flasë me qëllim që “të mësojmë se çfarë funksionoi dhe çfarë jo më 25 prill”. Ai nënvizoi gjithashtu se OSBE-ODIHR e thanë fjalën e tyre.

“Arsyet e turit janë dëgjimi i zërit të komuniteteve, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar. Dua të dëgjoj problematikat edhe për zgjedhjet, cfarë funksionoi e cfarë jo, për t’i bërë zgjedhjet lokale më të mira. Eshtë vlerësim i mirë pjesëmarrja e të rinjve që votuan për herë të parë. Kjo është tepër pozitive dhe të rinjtë kanë mundësi t’ju dëgjohet zëri. Ne kemi projekte të vazhdueshme me të rinjtë”, tha ambasadori Soreca.

Më tej ai nënvizoi: “Ne kemi marrë pjesë në ditën e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit. Objektivi ishte të monitoronim procedurën dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor. OSBE/ODIHR folën dhe thanë se zgjedhjet ishin të rregullta e pa probleme.

Ajo që kemi parë është se në qendrat e votimit ka pasur përmirësime në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.

Eshtë shumë e rëndësishme të ndiqen të gjitha parregullsitë, të hetohen e shikohen. Për ne është e rëndësishme që nga administrata zgjedhore dhe institucionet gjyqësore të shikohen parregullsitë. Edhe SPAK ka mandat më të zgjeruar për të hetuar krimet zgjedhore. Ne po i ndjekim cështjet nga afër…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë