Ne cilesinë e NenKryetares së Komisionit të Ekonomisë Sorina Koti (e rreshtuar njëherazi me grupin e “Rithemelimit”) zhvilloi një takim me Ambasadoren amerikane Yuri Kim bashke me kryetarin e komisionit, Eduart Shalsi.
“Ambasadorja theksoi se reformat duhet të jenë akoma më të thella, më agresive dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg.
Ajo që cilësova është që pjesa e qeverisjes është ajo që mban peshën më të madhe në këtë gjë.
Opozita është denoncuese, është në terren, është me qytetarët, por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë pse nuk po funksionin shteti i të drejtës apo institucionet publike.
Kjo ishte ajo që unë raportova tek ambasada amerikane. Por mbi të gjitha është bashkëpunimi me ndërkombëtarët sepse shqiptarët duan shpresë.
Dhe shpresoj se nëse do të ketë dëshirë dhe politikanët do të jenë të ndershëm ashtu siç e kërkojnë të gjithë votuesit dhe ne që i përfaqësojmë ata, mendoj se jemi në rrugën e duhur”, tha deputetja Koti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje