Gazeta Si – Gjykata e Apelit në Tiranë po shqyrton këtë të premte qe prej orës 11.00 çështjen e Partisë Demokratike për sa i përket vendimit se kujt i takon vula, ndërkohë që opozita ka mbyllur protestën kombëtare të thirrur kundër kryeministrit Rama.
Vendimi i sotëm është mbi ankimimin e grupimit të Alibeajt, ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen si legjitim të Kuvendit të 18 dhjetorit.
Grupi i Alibeajt përfaqësohet në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësues nga grupi i Berishës, është Ivi Kaso, i cili shoqërohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.
Gjatë fjalës së tij përfaqësuesi ligjor i grupit të Berishës, Kaso ka kërkuar që Gjykata të konstatojë mospranimin e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet.
“Gjykata të konstatojë mospranim e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin është marrë në kundërshtim të ligjit”, tha ai.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Alibeajt tha se nuk është momenti procedural që të ngrihen të tilla pretendime, ndërsa shtoi se gjykata duhet të shqyrtojë të gjitha elementet. Mes të tjerash ai argumentoi se ‘Rithemelimi s’lëshon dot autorizim’.






“Ky nuk është momenti procedural ku ngrihet ky lloj pretendimi. Ne mendojmë se kjo gjykatë duhet t’i shqyrtojë gjithë elementet. Ne kemi bërë edhe shtesat e ankimit tonë. Komisioni i Rithemelimit nuk ka personalitet juridik dhe nuk mund të lëshojë autorizim. Që në momentin e parë që i është drejtuar gjykatës. Edhe Shkalla e Parë ka gabuar kur është legjitimuar Ivi Kaso për të paraqitur padinë në Shkallën e Parë. Ka një konfondim, a ka legjitimitet Komisioni i Rithemelimit?”, tha Sefa.
Ndërkohë gjyqtarja relatore Elona Mihali dhe anëtarët Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja, do të vendosin sa i përket ankimit të Partisë Demokratike ndaj vendimit të 25 marsit 2022 të gjyqtarit të Shkallës së Parë, Agron Zhukri.






Më 17 janar, Gjykata e Apelit pushoi gjykimin për çështjen e PD-së, pasi grupimi i Alibeajt u tërhoq nga ankimi për bashkimin e dy statuteve.
Më pas, gjyqtari Zhukri njohu statusin e Berishës, dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021.
Po këtë të premte, kreu demokrat Sali Berisha ka thirrur protestën kombëtare të radhës, që sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës, por me rrëzimin e qeverisë Rama.
Protesta e thirrur para kryeministrisë nisi në orën 12:00.
Protesta para kryeministrise qe u shoqerua me fjalen e Berishes dhe Metes zgjati deri ne oren 14.00 te mesdites.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje