Është shtyrë me dy orë mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Kjo mbledhje ishte parashikuar që të mbahet në orën 17:00 por tashmë është vendosur që Këshilli Politik të mblidhet në orën 19:00.
Ende nuk dihet arsyeja e kësaj shtyrje të mbledhje, por përfaqësuesit e Këshillit Politik sot kanë afatin e fundit për të përfunduar Reformën Zgjedhore.
Prej disa ditësh, përfaqësuesit e partive politike janë inkurajuar edhe nga prezenca e BE dhe SHBA-ve në Tiranë për të përfunduar në kohë Reformën Zgjedhore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje