Politike

Sot pritet në Kuvend votimi për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut

Gazeta Si – Në seancën plenare të kësaj të enjteje që nis në orën 10:00, në Kuvend është programuar të hidhet në votim propozimi i shumicës parlamentare për zgjatjen e mandatit të afateve të Vettingut për organet e drejtësisë.

Partia Socialiste ka propozuar që afati të shtyhet deri në fund të vitit 2024. Zgjatja e afateve të Vettingut është kërkuar edhe nga ndërkombëtarët.

SHBA dhe BE përmes një deklarate të përbashkët i kanë bënë thirrje deputetëve që të votojnë të gjithë pro këtyre ndryshimeve.

Duke qenë se për të miratuar shtyrjen e afateve të Vettingut duhet ndryshim të Kushtetutës, nevojiten edhe votat e opozitës.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës ende nuk e ka zyrtarizuar votën pro. Kryedemokrati Basha ka mbledhur sot në mëngjes grupin parlamentar, ku pritet të njoftojë qëndrimin e PD.

Ndërsa Grupi i Rithemelimit të PD-së i udhëhequr nga Sali Berisha është kundër shtyrjes së mandatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë