Politike

Foto dhe video/ Gaz lotsjellës dhe kaos në PD, mbështetës të Berishës shqyejnë dyert dhe futen në seli, Berisha pajiset me maskë kundragaz, ndërhyn policia, forcat RENEA në PD

Gaz lotsjellës dhe kaos në PD, “Të kthejnë këtë bunker të Lulzim shëmtirës, në shtëpinë e tyre të lirisë, kemi po komunikoj me referendarët e lirisë.

Shikoni si e kanë mbushur, postblloqe pas postblloqesh Edvin Rama ka që dje pasdite deri sot që përgatitet në ndihmë të Luzim pengut. Është proces. Kthim në shtëpinë e lirisë sic e ka statuti i saj. Eshtë i rrethuar nga gardistet me kundragaz me mjete. Ai është rrethuar nga gardistet”, tha Sali Berisha në fillim të protestës, pasi një grup mbështetësish kishin hyrë më herët në selinë e PD duke shqyer derën kryesore.

Tridhjetë minuta para se të niste protesta e thirrur nga Sali Berisha, militantët mbështetës të ish kryeministrit kanë shqyer derën kryesore të selisë së PD-së.

Ata kanë thyer xhamat e selisë dhe kanë hyrë brenda saj.

Me dy gishtat lart dhe me thirrjet “Berisha, Berisha”, militantët kane hyre dhe ndodhen ne katin e pare te selise.

Është shënuar incidenti e parë në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike, aty ku pritet të nisë nga momenti në moment protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Mbështetës të Sali Berishës janë përplasur me Sekretarin e PD-së Roland Bejko.

Ky i fundit ka qene duke hyrë në drejtim të portës anësore të PD-se, kur mbështetës të Berishes i janë afruar dhe i kanë kërkuar të largohet duke e shtyrë dhe ofenduar disa herë.

Përplasja ka vijuar edhe jashtë ambienteve te PD-se, në rruge, ku një grup personash e kanë ndjekur nga pas. Bejko tha se fajtor për këtë situatë është Sali Berisha.

Enkelejd Alibeaj ka reaguar më vonë: “Berisha do dhunë dhe gjak. Nxit demokratët të përplasen, vetë është fshehur. Turp!”

Pas incidentit të shënuar ndaj sekretarit të PD-së, Roland Bjko, ka reaguar zyrtarisht edhe PD.

“Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune. E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, nje demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës,  vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD”, thuhet në njoftimin e PD.

Rreth orës 08:00 të mëngjesit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur të shtunën në selinë e partisë, ku është përshëndetur me gazetarët dhe ka shkëmbyer edhe ndonjë batutë.

Dy orë më vonë në oborrin e PD-së janë parë disa makina të parkuara duke zënë pjesën kryesore të oborrit nga ku Sali Berisha dhe mbështetës të tij ka njoftuar se do të largoje Lulzim Bashën nga zyra me pretendimin se ai është shkarkuar me referendum.     

Berisha ishte te premten para PD-së për të thene se zyrat e selisë do të lirohen të shtunën “me mjete paqësore”, pas një përpjekje disa ditore te Komisionit të Rithemelimit dhe FRPD për të hyrë në seli.

Në anën tjetër Lulzim Basha është shprehur se nuk e njeh kete proces paralel dhe se ditët e pas Vitit të Ri ai është fokusuar në rikonstruksionin e zyrave dhe fillimin e një faqe të re politike për PD-së duke parë drejt të së ardhmes.

Po sot ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor.

Në mbledhje merr pjeëe edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po sot.

Paralelisht nga mbështetës të Berishës është njoftuar se simpatizantë dhe anëtarë të PD-së janë nisur nga rrethet me autobusa të organizuar drejt Tiranës, për të qënë edhe ata në PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë