Politike

SPAK e ka marrë të pandehur, opozita e çon Kreshnik Hajdarin edhe në KAS: T’i hiqet mandati

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari u mor i pandehur të mërkurën nga SPAK me akuzën për “falsifikim të formularit të dekriminalizimit”.

Të martën, Hajdari i shpëtoi heqjes së mandatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa pozita e tij u vështirësua me komunikimin e akuzës nga prokurorët e posaçëm.

Paralelisht me këtë zhvillim Koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ka ankimuar vendimin e KQZ-së në KAS.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë