Nga e shtuna e 26 qershorit, deri në mesnatën e së premtes në 9 korrik, autoritetet shëndetësore australiane kanë vendosur rikthimin e izolimit në Sidnei. Mbi 80 raste të infektimit me variantin “Delta” janë regjistruar në kryeqytetin australian.
Një fakt që e shtyu qeverinë të miratojë bllokimin për të paktën dy javë. Ndërkohë, fqinji i Zelandës së Re, ka vendosur mbylljen e kufijve të saj me Australinë, për shkak të valës së re të Covid 19 në vend. Nga 19 Prilli, udhëtarët nga Australia mund të vizitonin Zelandën e Re pa iu nënshtruar një periudhe karantine.
Nga ana tjetër, Spanja ka nisur të marrë frymë lirisht. Pas 401 ditësh nga urdhri i parë i qeverisë spanjolle që kishte vendosur përdorimin e mbajtjes së maskës, në mesnatë ka hyrë në fuqi zyrtarisht revokimi i detyrimit për të mbajtur mbrojtësen në ambiente publike.
Shumë njerëz, nga Madridi në Barcelonë, dolën në rrugë për të festuar relaksimin e përdorimit të maskave, të cilat mbeten të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në vende të mbushura me njerëz.
Po ashtu, edhe Bangladeshi ka njoftuar se do të imponojë një bllokim të ri të ashpër, duke filluar të hënën, pas një vale “të rrezikshme dhe alarmante” të rasteve të variantit “Delta” të koronavirusit.
“Të gjitha zyrat qeveritare dhe private do të mbyllen për një javë dhe vetëm transporti mjekësor do të lejohet, – tha qeveria. – Askush nuk do të jetë në gjendje të largohet nga shtëpia përveç se në rast urgjence”, – shtoi ekzekutivi në një deklaratë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje