Bota

Spanja legalizon eutanazinë, bëhet vendi i shtatë në botë

Dritë jeshile nga Parlamenti spanjoll për ligjin për eutanazinë. Dokumenti mori miratimin përfundimtar në Senat me 202 vota pro, 141 kundër dhe 2 abstenim.

Ligji do të hyjë në fuqi brenda tre muajve, duke e bërë Spanjën vendin e shtatë në botë që legalizon eutanazinë, pas Holandës, Belgjikës, Luksemburgut, Kanadasë, Zelandës së Re dhe Kolumbisë.

E ashtuquajtura ndihma që shpejton vdekjen, do të bëhet pjesë e shërbimit shëndetësor kombëtar dhe do të jetë në gjendje të përfshijë njerëz të moshave që vuajnë nga “sëmundje të rënda dhe të pashërueshme” ose “sëmundje të rënda, kronike dhe paaftësi”, që parandalojnë vetë-mjaftueshmërinë dhe gjenerojnë “një vuajtje të vazhdueshme dhe të pa tolerueshme fizike dhe mendore”.

Pavarësisht se ka ndryshuar emrin gjatë debatit parlamentar, masa rregullon si eutanazinë, me “administrim të drejtpërdrejtë të një substance tek pacienti nga profesionist shëndetësor kompetent”, ashtu edhe vetëvrasjen e asistuar mjekësore, si “recetë ose furnizim të pacientit nga punonjësi shëndetësor, i një lënde, në mënyrë që ai ta administrojë vetë, për të shkaktuar vdekjen e tij”.

Dokumenti spanjoll, është “më i garantuar” se në vendet e tjera, duke parashikuar një sërë hapash që mund të zgjasin procesin edhe për një muaj: kërkesa e paraqitur me shkrim dy herë nga personi, pastaj e dërguar nga mjeku te një komision i ngarkuar që do ta verifikojë me dy profesionistë dhe më pas do të miratohet ose refuzohet sipas vlerësimit.

Komisioni i pavarur, do të ketë 19 ditë për t’u përgjigjur.

Ligji u propozua nga grupi parlamentar socialist, me nxitjen e të afërmve të njerëzve që kërkuan ndihmë për të shpejtuar vdekjen dhe me mbështetjen e një milion firmave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë