Futboll

Spanja rikthen tifozët në stadium, mund të arrihet deri në 100% të kapacitetit

Vjen ndryshimi i shumëpritur në Spanjë, rikthehen tifozët. Hiqen maskat në ambient të hapur, por jo në stadium, ku ndoshta nuk do të ketë limit për numrin e tifozëve. Në fillim të sezonit të ri, në dy Ligat spanjolle, të futbollit dhe të basketbollit, rikthehen spektatorët.

Vendimi është marrë nga Ministrja e Shëndetit, Karolina Darias, pas një mbledhjeje të Këshillit të Ministrave, ku është dekretuar mes të tjerash heqja e maskës në ambient të hapur në gjithë vendin. Nga Ministria e Shëndetit janë vlerësuar pozitivisht indikatorët që lidhen me përhapjen e Covid-it dhe është vendosur të hapen stadiumet e futbollit dhe pallatet e sportit.

Karolina Darias, Ministrja e Shëndetit në Spanjë. Gazeta Si, 24 qershor 2021

Nuk është ende e qartë, nëse do të ketë limit për kapacitetin. Sipas televizionit “La Sexta”, kapaciteti do të jetë 75%, kurse për agjencinë “Efe”, e cituar edhe nga media të tjera, do të jetë 100%. Vendimi do të merret nga rajonet e ndryshme, në autonomi të plotë.

Nuk është saktësuar, nëse në stadium duhet shkuar me maskë apo jo, ndërsa në pallatet e sportit ajo është e nevojshme. Nëse kapaciteti do tëjetë 100%, maska do të jetë e nevojshme, sepse do të jetë e pamundur të respektohet distancimin prej 1.5 metrash. Me kapacitetin 75% nuk do të përdoret maska. “Kthehemi në normalitet, me praninë e publikut në stadiumet tona, – ka thënë Karolina Darias. – Jam e bindur se është një lajm i mirë për sportin në vendin tonë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë