Futboll

Spektakël dhe “paqe” në Kupën e Mbretit mes Barcelonës dhe Realit

Nuk ka fitues në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Ndeshja, që dhuroi spektakël në “Kamp Nou”, përfundoi në barazim 1-1. Vendosën golat e Lukas Vaskes për madrilenët dhe Malkom për katalanasit në pjesën e dytë. Me fat skuadra e Solarit, pasi Rakitiç goditi traversën.

Dy gjigantët e futbollit spanjoll dhe atij europian zbritën në fushë pa dy yjet e tyre, Barcelona pa Lionel Mesin dhe Reali pa Gereth Bejl. Vendin e Mesit e zuri braziliani Malkom, i cili arriti të realizonte golin e barazimit në pjesën e dytë. Barcelona u befasua që në fillim të ndeshjes, kur Lukas Vaskez e kaloi Relain në avantazh që në minutën e 6-të. Bejl qëndroi në stol për zgjedhje teknike të trajnerit Solari, kurse Mesi pasi kishte pësuar një dëmtim të lehtë. Të dy u futën në fushë në pjesën e dytë, por nuk arritën ta thoshin fjalën e tyre.

Reali feston golin e Lukas Vaskez

“El Classico” e parë në Kupën e Mbrerit është mbyllur kështu në barazim, ndërsa ndeshja e kthimit është planifikuar për më 27 shkurt në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Gjysmëfinalja tjetër në këtë kompeticion është ajo mes Betisit dhe Valencias.

Formacionet fillestare
BARCELONA (4-3-3): Ter Shtegen, Semedo, Pike, Lenglet, Zhordi Alba, Rakitiç, Buskets, Arthur, Malkom, Suarez, Koutinjo.
REAL MADRID (4-3-3): Navas, Karvahal, Varane, Ramos, Marselo, Modriç, Lorente, Kros, Lukas Vaskez, Benzema, Vinicius.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë