Politike

Spiropali ironizon Berishën për protestën: Pi ujë Sali se të pret një pasdite e lodhshme

Ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali, pas fjalës së mbajtur nga Berisha dhe një replike mes Ballës dhe Bocit, përcolli me ironi protestën që PD-ja do të organizojë sot para kryeministrisë.

“Pi ujë Sali kudo të jesh se është vapë e të pret një pasdite e lodhshme në protestën vetmitare dhe private. Po kërkon të shpikësh vetveten, ngri furtunën e radhës… Sali mos kujto se edhe ata që ke rrotull nuk e dinë që janë thjesht mercenarë në një luftë që nuk u përket. Për paradoks protestuesit më të ashpër ndaj kësaj qeverisje, të pakënaqurit më të mëdhenj me këtë qeverisje do ti keni përballë, do të jenë në katin e dytë të kryeministrisë Sali, aty nga ku ti shihje Gardën që qëllonte mbi protestuesit, do të shohësh jo kryeministrin, por kryeprotestuesin…”, tha ajo që ka sjellë edhe reagimin e Jorida Tabakut e cila ka nënvizuar se gjuha e Spiropalit ishte e papranueshme dhe se ne Kuvend po diskutohej për një tjetër cështje.

“Politika i ka tregtuar e jo pa sukses hallet e saj si hallet e publikut dhe Shqipërisë. Në emër të kësaj qytetarë janë derdhur në sheshe kanë protestuar, janë ndeshur me njëri tjetrin e janë vrarë, janë zënë e ndarë, janë ndeshur si tifozë për këta që vijnë helmojnë podiumet këtu, kurse loja bëhej gjetkë”, tha nder te tjera Spiropali.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë