Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali komentoi gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend marrëveshjen mes PD-së dhe LSI.
“Nuk është koalicion, por thjesht një listë. Këta emra, Mona, Nardi, Shpëtimi, Luli, Agroni dhe ku di unë që pretendojnë se do ndryshojnë me rrënjë politikën janë po të njëjtët që Shqipërisë ia kanë bërë zinë 30 vite.
Prandaj kaluam në kuvend ato ndryshime që vargoni i partive mos të ishte i pafundmë dhe të mos ngrihej në listë kap ça të kapësh.
Kjo listë e mercenearizmit të kulluar nuk mund të shoqërohet me himnin e flamurit. Nënshkruan një marrëveshje imagjinare dhe thanë Shqipëria do ngrihet. Kush do i ndërtojë lagjet e reja? Shpëtimi? Kush do i vaksinojë shqiptarët? Ky Nardi? Po turizmin, kush do i sjellë 10 mln turistë? Agroni? Po infrastrukturën? Kush do i rindërtojë aeroportet? Mona?! Iu duket çudi këtyre, pasi kur ke një kryetar partie, që është një aeroplan pa bisht, s’ka ç’të duhet pista.
Fli gjumë e shih ëndrra. Po votën e emigrantëve pse e pengojnë? Po ça kanë këta? Se kanë 4 vite se; po ikin shqiptarët nga Rama. Shqiptarët po ikin nga kjo listë. Mercenarë, të blerë, të shitur… “, tha Spiropali
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje