Maqedonia e Veriut është duke u përballur me shifra rekord të të infektuarve me Covid-19 në ditët e fundit, me ekspertët që kërkojnë vendosjen e masave të reja kufizuese.
Në pesë ditët e fundit janë shënuar 4124 persona të infektuar dhe 101 viktima si pasojë e Covid-19, shifra të cilat tregojnë rritje të ndjeshme të përhapjes së virusit.
Nga ana tjetër kjo ka shkaktuar edhe kolaps në spitalet Covid, pasi janë ezauruar mbi 80% e shtretërve.
Mjeku Aliriza Osmani tha se qytetarët janë sensibilizuar dhe i respektojnë masat. Ai thekson se rritja e rasteve të infektimeve ka ardhur për shkak se virusi po përhapet me shpejtësi.
“Popullata kësaj here e ka kuptuar seriozisht, por me sa duket virusi është shumë më virulent dhe përhapet shumë më shpejt. Në spitale janë rritur numri i të shtruarve dhe atyre që kërkojnë shërbim. Ka panik në popullatë”, theksoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje