Bota

Spitalet e Bullgarisë drejt kolapsit, mjekët zgjedhin kë do të trajtojnë

Bullgaria po përpiqet të përmbajë përhapjen e koronavirusit pasi një rritje e mprehtë e rasteve ka çuar në kolapsin e sistemin e saj të kujdesit shëndetësor. Spitalet pothuajse nuk kanë më vende bosh dhe mjekët janë të detyruar të zgjedhin kë do të trajtojnë dhe kë jo.

Si kudo në Europë, vala e dytë e virusit goditi rëndë vendin ballkanik. Edhe pse kishte shpëtuar nga shpërthimi në pranverë, Bullgaria ishte e ngadaltë për të forcuar masat e kontrollit pasi rastet filluan të ngriheshin në vjeshtë. Në të njëjtën kohë, dekada të nepotizmit të shfrenuar kanë dëmtuar besimin e publikut tek institucione dhe kanë minuar gatishmërinë e njerëzve për të ndjekur urdhrat e shtetit.

Bullgaria tani po paguan çmimin, me një sistem shëndetësor tashmë jofunksional të dobësuar nga ikja e profesionistëve mjekësorë drejt Europës Perëndimore. Vendi aktualisht ka shkallën më të lartë të vdekjeve në BE, me 25.4 për 100,000 banore, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe në javën e fundit të nëntorit, Bullgaria regjistroi më shumë se 20,000 raste të reja.

Muajin e kaluar, dy burra në Plovdiv, qyteti i dytë më i madh në vend, vdiqën ndërkohë që prisnin të pranoheshin në një spital pas një transferimi nga një institucion tjetër mjekësor. Videot e tyre duke pritur jashtë, njëri me një bombël oksigjeni pranë tij, pushtua mediat. Në tetor, një 33-vjeçar vdiq në Sofje pasi priti për një ambulancë për orë të tëra.

“Sistemi është i mbingarkuar dhe kjo është arsyeja pse ndodhin incidente të tilla,” tha Katya Sungarska, zëdhënëse e shërbimeve të urgjencës mjekësore në kryeqytetin e Sofjes. “Sistemi nuk mund të përgjigjet ashtu si duhet.” Ajo thotë se kryeqyteti duhet të ketë 80 ekipe emergjence për të mbuluar popullatën në mënyrë adekuate por në fakt, ka 15-17.

Peter Markov, një epidemiolog dhe lektor në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, tha se niveli i lartë i vdekjeve tregoi tendosjen e sistemit mjekësor, duke thënë se spitalet nuk trajtojnë më rastet e rënda por përqendrohen vetëm tek ata që mund të shpëtojnë.

Shkalla e rasteve pozitive është një tjetër tregues se sa i mbingopur është sistemi shëndetësor i Bullgarisë. Në gjysmën e dytë të nëntorit, 44 për qind e tamponëve ishin pozitive. Në Gjermani, kjo shifër ishte më pak se 10 për qind; në Greqinë fqinje, më pak se 12 për qind.

Pavarësisht rritjes së madhe të rasteve, qeveria priti deri javën e kaluar për të vendosur masa kufizuese, megjithëse nuk arritën të nxirrnin një urdhër për qëndrimin në shtëpi ose të vendosnin një shtetrrethim.

Të Premten, ministri i Shëndetësisë Kostadin Angelov mbylli restorantet, baret, qendrat tregtare dhe palestrat. Shkollat dhe universitetet kaluan në mësimin online, ndërsa ngjarjet publike të tilla si seminare dhe konferenca u ndaluan. Megjithatë, teatrot qëndrojnë të hapura me kapacitet 30 për qind. Mbledhjet private deri në 15 personave janë gjithashtu të lejuara dhe dyqanet e vogla jo thelbësore mund të vazhdojnë të mirëpresin klientët. /Politico.Eu/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë