Bota

Spitalet gjermane arrijnë kapacitetet, 40% më shumë raste se në pranverë

Edhe pse ndodhet në karantinë prej disa javësh, numri i rasteve të reja në Gjermani vazhdon të rritet.

“Në disa lande, si në Saksoni, numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv është pesë herë më i lartë sesa në prill. Atje klinikat po arrijnë kufijtë e kapaciteteve të tyre ose i kanë tejkaluar ato”, tha Gerald Gab, Presidenti i Shoqatës së Spitaleve në Gjermani (DKG) për gazetën “Welt am Sonntag”. Në përgjithësi, ka 40 përqind më shumë pacientë me COVID-19 në repartet e kujdesit intensiv sesa në pranverë. Rreth 16.000 pacientë trajtohen në pavione normale. Kostot e kujdesit janë dukshëm më të larta se sa për pacientët e tjerë, shtoi Gass.

Edhe klinikat universitare, të cilat deri më tani kanë qenë në gjendje të pranojnë pacientë me coronavirus në gjendje të rëndë nga spitalet më të vogla, po i afrohen kufirit të mundësive në disa rajone. Kur merret parasysh edhe mungesa e personelit, marrja e pacientëve të tillë po bëhet edhe e më e vështirë.

Gab hodhi poshtë kritikat se klinikat po e dramatizojnë gjendjen në mënyrë që të detyrojnë autoritetet që t’u japin më shumë ndihma financiare. Rivendosja e të ashtuquajturave tarifa për ruajtjen e vendeve të lira për trajtim intensiv, do të ishte një hap i mirë. Por mund të ndihmojë vetëm disa klinika, për shkak të “kritereve shumë kufizuese të shpërndarjes”. Në fakt, shumë spitale duhet të kufizojnë kujdesin për të sëmurët e tjerë, për shkak të shtimit të numrit të personave të sëmurë me COVID-19.

Qeveria federale i ka rifutur në nëntor tarifat për mbajtjen e vendeve të lira. Këto janë një lloj kompensimi financiar për spitalet, sepse ato detyrohen të shtyjnë operacionet që nuk janë urgjente, për të ruajtur vendet e lira për të infektuarit me virusin Corona. Ndryshe nga vala e parë e pandemisë Corona në pranverë, pagesat janë të lidhura me disa kritere që lidhen me situatën aktuale të koronavirusit dhe rëndësinë e spitalit për kujdesin urgjent.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë